Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjyqi për Gërdecin, Mediu: Absurd, përgjegjësitë e mia i kam marrë. Nuk vijohet me drejtësi popullore

15:43 / July 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mediu ne spak1 768x512 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Mbrojtjes, kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka folur për gjyqin për Gërdecin, dhe thotë se përgjegjësitë e veta për tragjedinë i ka marrë. Për Mediun, gjyqi ndaj tij ngjan me gjyqet popullore të kohës së diktaturës.

”Gjyqi është i paligjshëm dhe absurd, se nuk ka akuzë. Nuk mund të akuzosh ministrin e Mbrojtjes se përse ka zgjedhur një kompani ose për disa procedura të tjera që nuk janë përgjegjësi e tij, kjo është tejkalim i proceseve juridike. Unë nuk jam në akuzë për Gërdecin, jam në akuzë për shpërdorim detyre. Kjo që po bëhet për Gërdecin është që të bëhet çështja sa më e ndjeshme, për shkak të pasojës që ka pasur.

Në raport me çështjen, është shpërdorim detyre. Ligji për ministrin është Kushtetuta, nuk është rregullorja e financës, janë akuza absurde Unë dhashë dorëheqjen për Gërdecin. Unë përgjegjësitë e mia i kam marrë. Ky mund të jetë shtet inkuzitor, që do të dënojë me patjetër një person, që në këtë rast jam unë.

Është ide staliniste, pasi në atë kohë zgjidhej personi dhe targetohej se çfarë akuze mund t’i vendosim. Edhe akt-ekspertimi është i paligjshëm. Edhe për çështjen e 21 janarit, besoj se politika ndërhyn në çështje gjyqësore. Sot jemi në Republikën e SPAK, por duhet të jemi në Republikën Kushtetuese. Nuk jemi në kohën e gjyqeve popullore”, tha Mediu.

Fatmir Mediu gerdeci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.