Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjyqi për Veliajn/ Kryebashkiaku mungon në seancë, i vihen në dispozicion të gjitha aktet e dosjes hetimore

13:11 / March 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d52f7944 8401 4bec 9b1d 7a50271811da
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot do të zhvillohet seanca e parë e në gjyq e themelit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Raportohet se në procesin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve të tjerë, do të marrë pjesë prokurori Ols Dado, ndërsa prokurori Altin Dumani nuk do jetë i pranishëm.

Ndërkohë gazetarja Anila Hoxha bën me dije se mungon Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Gjyqtarja relatorë Ëngjëllushe Tahiri ka bërë me dije se për të pandehurin Veliaj është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për nisjen e seancës, ndërsa kryebashkiaku Veliaj ka depozituar një deklaratë ku shkruan: “Unë i pandehuri Erjon veliaj deklaroj se nuk dëshiroj të paraqitem në seancë”.

Sakaq avokatja Valentina Teodoresku ka deklaruar se është e drejtë që i pandehuri, në këtë rast Erion Veliaj ka të drejtë në deklaratën e tij për tu mos paraqitur në seancë pasi nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha dokumentet.

“Jam e caktuar kryesisht në seancat paraprake dhe po këtu jam kryesisht. Nëse më lejohet i mbrojturi prej meje ka të drejtë në deklaratën e tij sepse ne kemi kërkuar të na jepen dokumentet në seancë paraprake. Erjon veliajt nuk ju dhanë dokumentet dhe vazhdon e njëjta situatë. Po paraqes një kërkesë që i mbrojturi prej meje të njihet me dokumentet. Kam patur dy herë takim, herën e dytë ai ishte i sëmurë me serum. Kërkojmë të na jepen 61 mijë faqet”, u shpreh avokatja Teodoresku.

Biznesmeni Elman Abule i marrë i pandehur në çështje për pastrim parash ka deklaruar se do të jetë gjithmonë prezent në gjykatë.

Gjykata e Posaçme vendosi të zhvillojë gjykimin për ata të pandehur qe kanë dijeni për seancën dhe janë të pranishëm avokatët e tyre, të cilët u legjitimuan nga gjykata. Për të pandehurin Erion Veliaj gjykata çmon që të njoftohet edhe njëherë personalisht i pandehuri.

Pamundësi objektive për të vijuar seancën bëhen te pandehurit që nuk kanë avokat dhe nuk janë të pranishëm në sallë.

Erion Veliaj ka kërkuar t’i vihen në dispozicion aktet, trupa legjitimoi avokaten kryesisht Valentina Teodoresku. Gjykata siç rezulton nga procesverbalet paraprake i pandehuri Veliaj të njihet me aktet e dosjes hetimore.

Trupa gjykuese vlerëson se duhet t’i vihen ne dispozicion të pandehurit të gjithë fashikujt e hetimit. Sa i takon mënyrës, kur ai ndodhet në kushte paraburgimi, dorëzimi i akteve t’i behet nga një prej oficereve të BKH pranë SPAK, i cili është edhe oficeri që ka hetuar çështjen.

Brenda një afati të shkurtër kohorë që të bëhen gati të gjitha aktet dhe t’i përcillen Veliajt në ambientet e burgut të Durrësit. Bashkëlidhur do të jetë edhe vendimi i gjykatës.

aktet dispozicion dosjes Erion Veliaj Gjyqi kryebashkiaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.