Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Gjyqi publik kundër Ramës”, Sali Berisha: Me fakte konkrete, ai nuk po ndalet para asnjë krimi

13:32 / November 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Gjyq publik kundër Ramës”, është nisma e Sali Berishës kundër kryeministrit, për të cilin thotë se sipas tij është më i rrezikshmi pas diktatorit Enver Hoxha. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha shprehet se gjyqin publik ndaj kryeministrit Rama do ta bazojë në fakte të pakundërshtueshme, në ligje dhe vendime që i japin përgjigje asaj që Berisha e quan “akti më i shëmtuar i Ramës, Krajës, Millonait dhe Gjokës”.

‘S”Shumë ditë më parë, unë premtova se procesin e shëmtuar politik të Edi Ramës, unë do ta kthej në gjyqin publik të shekullit kundër personit, që në historinë e Shqipërisë, paraqitet njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës. Gjyqin publik të Edi Ramës, nuk kam ndërmend ta bazoj në epitete, se Lana do mbushej me to në qoftë se do hyjmë në atë fushë. Kam ndërmend ta bazoj vetëm në fakte të pakundërshtueshme, në ligje dhe vendime, që japin përgjigjen më shterruese, aktit të shëmtuar politik të Edi Ramës dhe larove të tij, Kraja, Millonai, Gjoka.

Në dacibaon e tyre politike, Edi Rama me larot e tij, turpi i drejtësisë në Shqipëri dhe botë, aludojnë dhe pretendojnë se Sali Berisha, reformën programatike në sistemin e pronësisë, një reformë fondamentale për programin e PD, ligjet dhe vendimet për kët reformë, i ndërmori për të favorizuar dhëndrin e tij, që ai të mund të marrë 140 metra tokë, të trashëguar sipas të gjithë dokumentave zyrtare nga familjarët e tij, gjyshja e tij konkretisht, dhe mbi këtë bazë ndërtojnë akuzat e turpshme të favorizimit të dhëndrit dhe pasurimit të paligjshëm të tij dhe më pas të Sali Berishës.

Në krye të radhës, dua të deklaroj se ndërhyrja në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave, siç do faktohet me të dhëna të pakundërshtueshme, kishte dy qëllime madhore. Së pari, të mbronte interesin publik. Askush nuk mund të zhvaste apo të stërzhvaste pasuri publike. Së dyti, askujt nuk mund t’i mohohej prona që u takonte dhe gjithsecilit duhet t’i njihej dhe rikthehej apo kompensohej prona e tij. Në përputhje me këto qëllime, u bënë edhe ndryshime institucionale. Në vend të një komisioni që ecte çalë-zvarrë, u krijua me standardin modern, agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Kjo agjenci, me një punë të admirueshme, sipas dosjeve, arriti me 53.775 vendime nga viti 2006 deri në vitin 2012, t’ju rikthejë shqiptarëve 1 miliardë e 16 milionë metër katrorë. Përveç kësaj, t’ua kompensojë me tokë apo me para edhe 561 milionë e 400 mijë metër katrorë. Pra, kjo agjenci, në 6 vite, me 53.775 vendime, u riktheu apo kompensoi pronarët shqiptarë me 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë. Nga të cilat, armiku i popullit, Jamarbër Malltezi, në përputhje me të gjithë dokumentet zyrtare, ka marrë 140 metra katrorë.

A ka mendje njerëzore, përveç Edi Ramës, që mund të imagjinojë se shqiptarëve iu rikthyen në përputhje me ligjet, 1.577.400.000 metër katrorë? Cili do ishte ai që mund të imagjinonte se ligjet, se vendimet për rikthimin e 1.577.400.000 metër katror, kishin për qëllim favorizimin e njërit prej qindra e mijëra pronarëve, që kishte gjithsej në këtë shumë 140 metër katrorë trashëgimi familjare. Ky është Edi Rama”,-tha Berisha.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hetimi për “librin rozë” të Edi Ramës, kreu i SPAK flet për “The Albanian Files”: Janë depozituar dy kallëzime, po verifikohen

14:23 / July 30, 2026

Blendi Gonxhe: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj policisë do merret për veshësh a leckash dhe do procedohet

13:34 / July 30, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.