Gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë zjarri këtë të hënë, teksa ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. Gjyqtari është goditur në këmbë. Autori i ngjarjes mësohet se është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë, por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje. Po ashtu mësohet edhe se të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dinamika është e paqartë, pasi nuk dihet sesi autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik.
Lajm në përditësim…
