Gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin e SPAK në banesat e ish-gruas dhe partneres së tij, është Dhimitër Lara.
Gjyqtari i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtoje i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.
Në Apel Ahmetaj kërkon konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.