Policia nisi kontroll blic këtë mëngjes në banesat e tre gjyqtarëve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm.
Njëri prej tyre, Skënder Daminit, siç raporton Top Channel i janë gjetur në shtëpinë në Tiranë një shumë prej 20 mijë eurosh.
Ndërkohë që mësohet se Damini është shoqëruar në ambientet e policisë së kryeqytetit. Shuma e parave u gjet pas kontrolleve që janë kryer mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin në Apelin e Krimeve të Rënda. Gjyqtari Skënder Damini ka edhe një banesë tjetër në Vlorë.
Ndërkohë vetë Damini duke dalë nga banesa nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeje të gazetarëve.