Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjyqtarja njoftoi nëpërmjet familjarëve Henri Çilin për arrestimin, dekonspirimi natën e ndalimit solli përplasjen me prokurorin

14:04 / March 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Botuesi dhe analisti Henri Çili është njoftuar nga një gjyqtare, e cila e ka njoftuar atë nëpërmjet familjarëve se do të arrestohej.

lg.php?bannerid=877&campaignid=594&zoneid=601&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Foperacioni per ndalimin e henri cilit u dekonspirua nga nje gjyqtare%2F%3Ffbclid%3DIwAR2Z6r0mBhuQ1hGj19UEZPKVBy6ybXlUWh32dIg2dZkdHnT1Hk08w Rtw8s&referer=https%3A%2F%2Fwww.facebook

Për këtë arsye, gjyqtarja është përjashtuar nga procesi, çka ka qenë edhe shkaku për anulimin e seancës së sotme e parashikuar në mesditë ku do të jepej masa e sigurisë për 30 persona të arrestuar.

Për pasojë ndaj gjyqtares Myrvete Shkreli do të bëhet kallëzim për shpërdorim detyre. Ajo akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

Prokuroria thotë se kunati i gazetarit, Gazmir Ajdini, ka patur rol kyç në bisedimet mes babait të dy të dy vëllezërve nga Lazarati, Arbion dhe Alban Aliko, shtetasi Adil Aliko.

Në një prej dokumenteve të organit të akuzës deklarohet se kunati i gazetarit, së bashku me avokatin Ilir Korbi, dhe 3 persona të tjerë kanë marrë shumën prej 30 mijë eurosh, e cila i është dorëzuar Çilit.

Po ashtu në datë 21 shkurt shtetasi Jazo Liko ka marrë shumën prej 10 milionë lekësh nga familjarët e një të dënuari me burgim të përjetshëm, për t’ia dorëzuar Gazmir Ajdinajt për llogari të Çilit, ndërsa pjesa tjetër do të jepej në mars për ta ndihmuar në organet e drejtësisë.

Për sa i përket ndërhyrjeve të gazetarit tek funksionarët e sistemit të drejtësisë, rezulton se nga përmbajtja e një bisede të datës 14 janar të zhvilluar në ambientet e një hoteli, një drejtuesi të një organi të lartë të drejtësisë i është kërkuar që të ndikojë që kërkesat e të dënuarve që ai ka ndërhyrë të realizoheshin sa më shpejt.

Funksionari i drejtësisë që nuk përmendet në dosje, i ka kthyer përgjigje Çiliit se dosja e vëllezërve Aliko do ishte në 50 të parat. Pas këtij takimi gazetari ka marrë në telefon kunatin duke i thënë se çdo gjë ishte në rregull.

Henri Çili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.