Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjyqtarja refuzoi kamerat në procesin e Metës “në emër të KLGJ”, por një udhëzues i Këshillit kërkon lejimin e tyre

19:50 / April 27, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarja e seancës gjyqësore ndaj Ilir Metës iu referua sot një vendimi të KLGJ, për të justifikuar mos lejimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të procesit dhe praninë e kamerave Por në fakt vendimi i cituar prej saj, është një udhëzues që ka për synim të kundërtën, jo pengimin e medias, por rritjen e transparencës të veprimtarisë gjyqësore.

Vendimi numër 716 i dhjetorit 2023, i Këshillit të Lartë Gjyqësor, po përdoret rëndom nga gjyqtarët si justifikim për të penguar praninë e kamerave në proceset gjyqësore. Rasti më flagrant është ai kësaj të hëne në seancën e parë të gjyqit në themel ndaj Ilir Metës. Ish-presidenti i vendit kishte bërë kërkesë për transmetim live, mediat po ashtu.

Por gjyqtarja e kundërshtoi thjesht duke cituar atë që e quajti vendim të KLGJ-së që ndalon praninë e kamerave. “Vendimi” që përmendet nuk lidhet fare me ndalimin e pranisë së mediave apo transmetimit të seancave, por është akti përmes së cilit është miratuar një udhëzues i cili rregullon marrëdhëniet e gjykatave me publikun dhe median. “Seancat gjyqësore mund të regjistrohen dhe transmetohen në media, me kërkesë të mediave ose me nismën e gjyqtarit/kryesuesit të trupit gjykues’’ lexohet në nenin 14: pra e kundërta e asaj që pretendon gjyqtarja.

Në udhëzim, ndalimi i kamerave nuk është pjesë e rregullave, por rast përjashtimor, i cili duhet të arsyetohet nga gjyqtarja. Në çdo rast, udhëzuesi, duhet të zbatohet në përputhje në Konventën europiane të të Drejtave të njeriut, Kushtetutën e vendit, ligjet përfshirë Kodin e Procedurës penale i cili përcakton se “seanca gjyqësore është publike, përndryshe quhet e pavlefshme”. Dhe “publike”, do të thotë që këtë të drejtë e gëzon dhe dikush që dëshiron ta ndjekë përmes transmetimit televiziv procesin, (përsa kohë këtë mundësi nuk e ofrojnë vetë gjykatat) sepse një proces i hapur, do të thotë prani dhe të kamerave.

E drejta për infomim është një e drejtë themelore, dhe kufizimi i saj mund të bëhet vetëm me ligj. Një gjyqtar është i detyruar që ndalimin e kamerave ta arsyetojë pikërisht në një referencë ligjore, dhe këtë nuk mund ta bëjë mbi një udhëzues, që për më tepër, është hartuar në fakt, për t’i lejuar ato.

Neni 14

(Udhëzuesi miratuar me vendim numër 716 i datës 6 dhjetor 2023)

Administrimi i kërkesave për ndjekjen dhe regjistrimin e seancave gjyqësore nga media

1. Seancat gjyqësore mund të regjistrohen dhe transmetohen në media, me kërkesë të mediave ose me nismën e gjyqtarit/kryesuesit të trupit gjykues. Në çdo rast, regjistrimi dhe transmetimi i seancës, tërësisht ose pjesërisht, bëhet vetëm kur nuk bie ndesh me rregullat e procesit të rregullt ligjor.

2. Media elektronike mund të regjistrojë dhe transmetojë, tërësisht ose pjesërisht, me urdhër të gjyqtarit/kryesuesit të trupit gjykues, i cili vendos për çështjen objekt gjykimi. Çdo regjistrim tjetër është i ndaluar.

Për sa i përket të drejtave të privatësisë që ndonjë nga palët mund të kërkojë, ose mbrojtjes së dëshmitarëve, ato mund të garantohen nëpërmjet transmetimit të materialeve video të regjistruara, në të cilat disa fytyra mund të mbulohen sipas nevojës, duke lejuar dëgjimin e audios, që mbetet pjesa kryesore dhe më e rëndësishme e gjyqit.

gjyqtarja kamerat metes procesin refurzoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.