Policia e Durrësit dhe ajo e Kukësit vijojnë kërkimet për gjetjen e 3-vjecarit, ku sipas nënës së vogëlushit është rrëmbyer nga gjyshërit..
Janë ushtruar kontrolle në disa banesa në zonën e kënetës ku edhe familja Gjuni banon dhe ka të afërm, por asnjë gjurme nga 3-vjeçari dhe gjyshja e tij.
Gjithashtu, policia e Kukësit ka ushtruar disa kontrolle në zonën e Hasit, por pa rezultat. Teksa nëna e 3- vjeçarit pret që të bashkohet me të birin, gjyshi Rexhep Gjuni refuzon të bashkëpunojë me policinë për të treguar ku ndodhet bashkëshortja e tij me nipin.