Ka shkuar në 15 numri i ministrave të qeverisë polake që janë futur në karantinë. I pari që rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit ishte ministri i Mjedisit, 29-vjeçari Michal Wos.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i shtabit të kryeministrit, Michal Dworczyk, raporton The Guardian.
Ministri ëos njoftoi se kishte rezultuar pozitiv të hënën në mbrëmje. Ai tha se ndihej mirë. Mbledhja e fundit e qeverisë polake u mbajt më 10 mars.
Sipas Dworczyk, nëntë nga 24 ministrat munguan në atë takim, përfshirë kryeministrin Mateusz Moraëiecki dhe ministrin e Shëndetësisë Lukasz Szumowski. Ministrat e mbetur u testuan të hënën në mbrëmje dhe janë në karantinë në pritje të rezultateve që duhet të dalin gjatë ditës sot.
Të hënën në mbrëmje, ministri i Shendetesise Szumowski tha që piku i rasteve me Covid-19 në Poloni mund të ndodhë brenda 2-3 javëve. Janë 177 raste të konfirmuara me katër vdekje deri më tani.
