Në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, Tirana ka pësuar një humbje përballë Kukësit në “Kukës Arena”. Skuadra u mposht 2-0 nga verilindorët falë golave të shënuar nga Mingo dhe Solodovnikov.
Egnatia fitoi minimalisht në ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndaj Vllaznisë. Një super gol i shënuar nga Fernando Medeiro në minutën e 31-të, i dha triumfin skuadrës rrogozhinase.
Vllaznia në krahun tjetër, e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë. Stojanovic u ndëshkua me të kuq në minutën e 37-të, ndërsa të njëjtin fat kishte edhe Hakaj në minutën e 79-të. Një rezultat që lë kualifikimin të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkodër më 24 prill.
