Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja në Fushë-Krujë/ Gledis Nano mbledh krerët e policisë së zonës: Të shoqërohen të gjithë të dyshuarit!

22:27 / July 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gledis Nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano është duke zhvilluar në këto momente në Fushë Krujë një takim me krerët e policisë së Durrësit, të Komisariatit të Policisë Krujë, dhe të Departamentit të Policisë Kriminale.

Mësohet se Nano ka kërkuar një analizë të detajuar të fakteve dhe provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje të kamerave në një territor të gjerë, vijimin e krehjes së zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni në rrugë operative, shqyrtim i të gjitha pistave dhe autorëve të mundshëm.

Nano ka kërkuar që kjo ngjarje të zbardhet sa me parë dhe të rritet forca parandaluese duke shtuar kontrollet e befasishme me shërbime të policisë kriminale  për te gjithë kontingjentet kriminale.

Mësohet se Gledis Nano ka kërkuar shoqërime të gjithë atyre personave që mund të jenë të dyshuar dhe të punohet me profesionalizëm në bashkëpunim me Prokurorinë. Të bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, të grumbullohet çdo informacion i mundshëm sado i vlefshëm qoftë, të analizohet, jo vetëm për ketë ngjarje por qëllimi është për të parandaluar në të ardhmen ngjarje të tilla kriminale.

Gledis Nano mbledhje Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.