Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gledis Nano në Kuvend për ‘5 Majin’: Shoqëruam 5 persona, njëri prej tyre kërcënoi Veliajn

16:36 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nano te ligjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka thënë në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, se reagimi i efektivëve ndaj qytetarëve në ditën e prishjes së banesave, ishte në proporcion me reagimin e tyre.

Ai bëri të ditur se në atë ditë, Policia ka shoqëruar 5 persona, mes tyre edhe një person që ka kërcënuar kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë një interviste televizive.

“Nga Inspektoriati i Bashkisë Tiranë është kërkuar mbështetje nga komisariati numër 4 me qëllim shmangien e incidenteve gjatë prishjes së banesave të prekura nga projekti te “5 maji”. Shërbimet policore janë instruktuar nga drejtuesit që të jenë të kujdesshëm. Ato janë vendosur në zonë në orën 07:00. Gjatë prishjes së banesave ka pasur veprime nga disa banorë, të cilët nuk lejuan mjetet e IMT-së, si dhe tentuan t’i vendosnin flakën një mjeti, duke rrezikuar jetën e banorëve të tjerë. Në këto kushte janë shoqëruar 5 persona, të cilët kundërshtuan me dhunë forcat e policisë.
Gjatë shoqërimit është përdorur forcë proporcionale ndaj reagimit të kundërshtimit të tyre. Këta shtetas janë shoqëruar në komisariat dhe më pas janë lënë të lirë pas veprimeve procedurale.

Këta shtetas kanë kundërshtuar policinë e shtetit për hapjen e rrugës dhe se në një intervistë për media shtetasi Elson Marku ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Në komisariatin e policisë ka ardhur një denoncim nga një operator, i cili pretendon se është dhunuar nga forcat e policisë. Materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës dhe për këtë rast u nis një procedim penal”, tha Nano.

5 Maji Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.