Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Gllabëroi 130 mln euro,TEC I Vlorës e s’u vu në punë.

16:26 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
tec
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Termocentrali i Vlorës, investimi që u kushtoi taksapaguesve 130 milionë dollarë, por që nuk u vu asnjëherë në punë, do të jepet me koncesion te privatët. Ministria e Energjisë ka hapur në datën 31 dhjetor zyrtarisht procedurat për të dhënë me koncesion për 20 vite termocentralin, i cili ka një fuqi të instaluar prej 97 megavatësh.

Sipas dokumenteve të shpallura në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, privati do të investojë 58 milionë euro për të riparuar defektet e termocentralit, si dhe për të ndryshuar sistemin e prodhimit të energjisë, nga naftë që është aktualisht, në gaz për të ulur kostot.

Dhënia me koncesion nënkupton që pronësia e TEC-it të Vlorës do t’i mbetet shtetit. Kompania fituese do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të termocentralit për 20 vite, duke prodhuar energji dhe duke e shitur atë në shtet, ose në treg të lirë. Në dokumentet parapake të tenderit, Ministria nuk ka marrë përsipër blerjen e energjisë që do të prodhojë privati nga TEC-i. Por, burime nga kjo Ministri thonë se fillimisht do të priten ofertat, e në bazë të tyre do të negociohen kushtet më të përshtatshme.

Termocentrali i Vlorës lindi si një ide e Bankës Botërore, e cila organizoi edhe procedurat e tenderit. Vepra u ndërtua nga një kompani italiane e quajtur “Technimonti”, e cila u pagua 130 milionë dollarë, por dorëzoi një termocentral jofunksional dhe defektoz. Që nga përfundimi në vitin 2011, TEC-i i Vlorës ka qenë në konservim, pa prodhuar asnjë ditë energji elektrike, për shkak të defekteve dhe kostos së lartë të prodhimit me naftë. b

milion tec Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ministri Vengu nga Vlora: Rezultat akoma më i thellë se në 2021-in!

20:40 / May 12, 2025

PS thellon rezultatin në Vlorë, si ndahen mandatet në këtë qark

10:40 / May 12, 2025

“Giro d’Italia”, etapa e fundit në Vlorë/ Policia publikon masat e ndërmarra, ja rrugët e bllokuara

17:55 / May 10, 2025

Giro d’Italia në Vlorë/ Ja cilat janë rrugët e bllokuara

13:49 / May 9, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.