Policia e Elbasanit bën të ditur se ka vënë në pranga një 29-vjeçar pasi ka kanosur dhe goditur një mjek të Urgjencë së Spitalit.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan”, thotë policia.