Një 24-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka goditur me thikë motrën e saj.
A.SH banuese në Greqi, ndodhej në Tiranë tek shtëpia e prindërve të saj. Pas një konflikti të çastit, ajo e ka rrahur e më pas goditur me thikë motrën më të vogël, 21-vjeçare.
Kjo e fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë
Godet motrën, arrestohet në flagrancë 24 vjeçarja
Arrestohet edhe një shtetas, për dhunë në familje
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.
