Protesta e opozitës ka nisur ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 18:00 të kësaj të shtune (13 prill).
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë nga ndërtesa e partisë për t’u bashkuar me protestuesit para Kryeministrisë.
Ndërkaq, protestuesit kanë hedhur drejt godinës së qeverisë bojë dhe domate.
