Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditen dy anëtarët e “Cosa Nostra”, në pranga babë e bir

16:39 / February 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet italiane arrestuan sot babë e bir që i përkisnin Cosa Nostra-s, mafies siciliane, të cilët ndër krimet e tjera planifikonin të hapnin një kanal ndërkombëtar droge me vende si Brazili dhe të tjerë në Amerikën e Jugut për të importuar kokainë.

Ata janë Giuseppe Guttadauro, i njohur si “Il dottore” (mjeku) dhe djali i tij Mario Carlo, të dy anëtarë të Cosa Nostra dhe të akuzuar për krime të ndryshme të natyrës mafioze, njoftoi në një deklaratë policia.

Ndër krimet e shumta që i atribuoheshin, babai kishte organizuar tashmë një kanal për trafik droge nga jashtë, duke përdorur një bashkëpunëtor shqiptar për hashash dhe duke krijuar një treg kokaine me Amerikën e Jugut.

Projekti i ri i trafikut

Giuseppe Guttadauro, për më tepër, do të kishte planifikuar një trafik droge me vendet e huaja, të financuar nga palermitanët. Ideja ishte komplekse dhe e artikuluar dhe përfshinte Shqipërinë, Brazilin dhe Holandën përmes kanaleve të dedikuara për kalimin e drogës dhe atë të parave të destinuara për pagesë.

Droga duhej të vinte nga kanale të ndryshme. Hashashi nga lindja, kokaina nga Amerika e Jugut. Projekti parashikonte përdorimin e një subjekti shqiptar për gjetjen e hashashit dhe në të njëjtën kohë ofrimin e një kanali për prokurimin e kokainës nga Amerika e Jugut, e cila mund të mbërrinte gjithmonë përmes Shqipërisë ose rrugëve të tjera përmes Holandës.

 Në një komunikim të përgjuar, babë e bir flasin për një ngarkesë prej një mijë kilogramësh në muaj që duhet të mbërrijë në Roterdam, me ndihmën e personelit të doganës.

2 antaret goditen pranga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.