Një 34-vjeçar është arrestuar dhe një 33-vjeçar është vënë në hetim në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë kanë dhunuar një punonjës policie dhe i kanë marrë armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në rrugën “Foto Xhavella”, ku shtetasit e identifikuar me inicialet E.T. dhe E.N., si pasojë e një konflikti të çastit, kanë goditur me grushte punonjësin e policisë, i cili ishte jashtë jashtë shërbimit, dhe pasi i kanë marrë armën e shërbimit janë larguar.