Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Goditën trajnerin e portierëve, Partizani denoncon dhunën në Laç: Policia e shtetit të reagojë (Video)

22:55 / April 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erv1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partizani nuk ia doli të fitojë ndaj Laçit as në përplasjen e pestë sezonale, në atë që luhej për një objektiv madhor titullin kampion. Vetëm një pikë e fituar nga të kuqtë në një fushë të vështirë, ku u shënuan katër gola (2-2), nga dy për secilën skuadër. Një përballje që prodhoi tension e dhunë.

Trajneri i portierëve të Partizanit, Ilir Bozhiqi ra pre e dhunës në fund të ndeshjes dhe një akt i tillë dënohet nga të kuqtë. Përmes reagimit të tij, Partizani denoncon dhunën verbale dhe fizike të ushtruar nga tifozët e pranishëm, si dhe kërkon ndjesë për të gjithë ata persona që u është dashur të dëgjojnë fyerje të tilla apo edhe të shohin pamje dhune nëpërmjet televizionit.

DEKLARATA E PARTIZANIT

Të gjithë mezi po presim rikthimin e tifozëve në stadium por JO KËSHTU! Partizani gjithmonë ka kërkuar të luajë brenda respektit të rregullave të mikpritjes dhe ndershmërisë sportive dhe gjithçka t’ja lërë fushës së blertë. Sot nuk ka patur as rregull as fairplay dhe mbi të gjitha as qytetari. Jashtë çdo etike skuadra dhe stafi ynë është fyer për gjatë gjithë ndeshjes me një fjalor të turpshëm dhe të papranueshëm nga tifozët në tribunë. Megjithëse thjesht pjesmarrës dhe jo faktorë, në këtë moment ndjejmë përgjegjësinë të kërkojmë ndjesë ndaj të gjitha nënave e motrave, fëmijëve e të rritureve që kanë dëgjuar nëpërmjet ekranit sharjet e panumërta dhe mungesën e theksuar të etikës. Në të njejtën kohë përgëzojmë skuadrën dhe stafin që pavarësisht dhunës verbale konstante, tregoi karakter dhe arriti të menaxhonte një ndeshje futbolli në kushte ekstreme. Gjithashtu dënojmë në mënyrë absolute dhunën fizike në tribunë dhe fushë e sidomos atë që u pa në tv, goditjen me shishe në kokë në drejtim të trajnerit të portierëve tanë Ilir Bozhiqi nga tifozët.

Distancohemi dhe dënojmë këto incidente që po prishin dhe mbase edhe po cënojne garën e fortë dhe të bukur që futbolli në vend po ofron këtë vit me shpresën se episode të tilla mos tolerohen e mos përsëriten më.

Për këtë arsye i bëjmë thirrje si Federatës Shqiptare të Futbollit ashtu dhe Policisë së Shtetit të investigojnë dhe vënë para përgjegjësisë shkaktarët e këtyre akteve, si dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme organizative për mbarëvajtjen e aktiviteteve sportive dhe shmangien e rasteve të tilla.

Reagoje trajnerin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.