Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Goditet grupi kriminal nga Ballkani, merreshin me trafik droge dhe armësh! Sekuestrohen 148 mijë euro

08:43 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1685082989 europol
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Goditet grupi kriminal nga Ballkani, pasi merreshin me trafik droge dhe armësh. 37 persona u arrestuan si pjesë e një bande kriminale “shumë të dhunshme” nga Ballkani Perëndimor, njofton Europol. Aksioni u koordinua nga Kroacia. Kjo “celulë e fuqishme kriminale” ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën, tha agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian.

“Gjatë hetimit u arrestuan gjithsej 37 të dyshuar, duke përfshirë kreun e bandës, një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin Europol e konsideron një objektiv me vlerë të lartë dhe që aktualisht po vuan një dënim me katër vjet burg në Itali”, tha Europol në një njoftim. Kreu i bandës dyshohet se organizonte kontrabandën e drogës dhe armëve të zjarrit duke u dhënë urdhra vartësve, edhe pse ishte në qeli, shton Europol.

Në të njëjtën kohë, të enjten, një seri bastisjesh u kryen në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani kundër anëtarëve të dyshuar të bandës. Së bashku me arrestimet, policia sekuestroi rreth 148,000 euro para të gatshme, 18 armë zjarri, duke përfshirë dy automatikë dhe 500 gramë TNT me detonatorë nga distanca.

Policia ka sekuestruar gjithashtu 15 kilogramë kokainë, 11 kilogramë heroinë, si dhe sasi më të vogla të drogave të tjera. Hetimi ndërkombëtar pasoi atë që Europol e përshkroi si një “hetim i ndërlikuar” i kryer nga policia kroate si pjesë e Task Forcës “Ballkan Cartel”. /REL/

balkan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.