Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Goditja me grusht e Berishës/ Komiteti i Helsinkit: Prokuroria të hetojë shpejt dhe objektivisht

16:30 / December 7, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1670326712 fletberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, në protestën e 6 dhjetorit.

Në një reagim për mediat, KShH kërkon që Prokuroria të zhvillojë hetime të shpejta, objektive dhe të gjithanshme, përfshirë edhe deklaratat lidhur me këtë ngjarje të ish-kryeministrit menjëherë pas përfundimit të tubimit.

NJOFTIM PËR SHTYP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon aktin e dhunës, që në tubimin e datës 6 Dhjetor 2022, u përdor ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Sali Berisha, ish President i Republikës së Shqipërisë dhe ish Kryeministër i vendit. Personi që kreu këtë vepër kriminale u identifikua, ndërsa Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë filloi menjëherë çështjen penale.
📌KShH i sugjeron organit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të zhvillojë hetime të shpejta, objektive dhe të gjithanshme, përfshirë edhe deklaratat lidhur me këtë ngjarje të z. Berisha, para gazetarëve menjëherë pas përfundimit të tubimit.
📌KShH e sheh të nevojshme të theksojë se tubimet paqësore dhe pa armë janë të garantuara nga neni 47 i Kushtetutës sonë dhe neni 11 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ).

Berisha Komiteti Shqiptar i Helsinkit proteste sulmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në “fushë” Anti-Terrori, në hetim Gent Progni, linçoi policët

19:30 / October 28, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.