Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditja ndaj “Boss-ëve” shqiptarëve të drogës, Artan Hoxha tregon arsyen pse nuk i asgjësojnë dot

20:53 / February 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

45 persona janë vënë në pranga në Belgjikë e Spanjë, si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare shqiptare që merreshin me trafik droge dhe shitje armësh.

Në këtë operacion ndërkombëtar ku u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve, u shkatërrua një prej rrjeteve shqiptare të kokainës në Europë.

Gazetari Artan Hoxha ka theksuar se policia belge ende nuk ka mundur të zbërthejë plotësisht se si funksionojnë grupet shqiptare. Hoxha është shprehur se jo të gjitha ngarkesat që kapen në portin e Anversit janë për shqiptarë, pasi sipas tij shumë grupe trafikantësh porosisin tek një furnitor që sjell për të gjithë.

Në ‘Abc’, gazetari ka shtuar se grupet shqiptare nuk kanë një person të vetëm që i drejton, por janë disa, kjo e bën më të vështirë shkatërrimin e tyre.

“Nuk është një organizatë e tëra. Ata nuk e njohin ende si funksionon. Gjëja që i lidh është furnitori. Kur vjen ngarkesa në Anvers është e madhe 2-3 ton. Ngarkesa e fundit kanë qenë mbi 1 ton në Anvers. 29 mijë deri në 29 e 500 për shumicën, 50 mijë euro kalon në treg. Me një furnitor janë 6-7 grupe. Dhe kanë të njëjtin furnitor. Ndaj belgët nuk i kanë dhënë një goditje përfundimtare se ata nuk gjejnë dot kokën. Ne nuk kemi kokë. Dhe problemi është se ata nuk pranojnë kokë shqiptar. Është strukturë horizontale dhe jo piramidale. Është fleksibël dhe nuk ka shtab. Dhe ka grupe shumë, godet një del një tjetër.

Kam thënë para disa kohësh se nëse belgët nuk vijnë në Shqipëri, viktimat do i kenë edhe në rrugët e Belgjikës. Tani viktimat e luftës së trafikantëve po përballen në autoritet belge. Prandaj, prokurorët belg,  po vijnë nëpër Shqipëri. Mesa di unë ka disa policë federal që kanë ardhur për tjetër punë në Shqipëri. Do i rrisin shanset për të pasur sukses. Ende nuk ka pasur goditje asgjësuese. Se edhe kur ka goditje vendi zëvendësohet” tha Hoxha.

Artan Hoxha boseve goditja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.