Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gogu: Ndryshimet ligjore nuk synojnë pezullimin e hetimeve, por garantimin e funksioneve kushtetuese

22:40 / February 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Toni Gogu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka sqaruar se nisma ligjore e prezantuar nga kryeministri dhe kryetari i PS-së këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar, nuk synon t’i japë mbrojtje personale askujt përballë ligjit, por të garantojë vijimësinë e funksionimit të institucioneve, por të garantojë vijimësinë e funksioneve kushtetuese.

Gogu u shpreh se debati nuk lidhet me faktin nëse një ministër apo zyrtar i lartë duhet të hetohet ndërsa theksoi se prokuroria ka në dispozicion të gjitha mjetet për të garantuar hetim të qetë dhe të paanshëm.

“Këtu nuk po diskutojmë nëse do hetohet apo jo ministri. Do hetohet ministri, zëvendëskryeministri, kryeministri, po të doni të gjithë. Kjo nuk diskutohet. Prokuroria sot vazhdon hetimin dhe e ka të garantuar këtë. Prokurori vendos masa që të mund të hetojë në mënyrë të qetë. Nëse ka shqetësim për kontaktet, ato kufizohen. Nëse dikush largohet jashtë shtetit, i merret pasaporta. Pra masat ekzistojnë dhe garantojnë hetimin”, tha Gogu.

Ministri theksoi se çështja e ngritur lidhet me përplasjen mes nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale dhe rregullimeve kushtetuese për funksionet e caktuara ndërsa nënvizoi se ndryshimet e propozuara nuk prekin imunitetin kushtetues.

“Ne iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar kush e ka kompetencën dhe si mund të sigurojmë që funksionet kushtetuese, të cilat janë të padelegueshme, të mos paralizohen. Gjykata konstatoi se ekziston një problem dhe se ka debat më të gjerë për këtë çështje. Nuk po ndryshojmë Kushtetutën dhe nuk po prekim imunitetin. Po flasim për një rregullim procedural që lidhet me funksionimin e funksioneve kushtetuese, në mënyrë që të mos paralizohet shteti”, u shpreh ai.

Sipas tij qëllimi i ndërhyrjes është korrigjimi i pasojave që mund të krijohen për funksionimin e qeverisë dhe institucioneve të tjera kushtetuese ndërsa theksoi se bëhet fjalë për masën e pezullimit nga detyra, jo për masat shtrënguese që lidhen me lirinë personale, si arresti.

“Këtu po flasim për masë ndaluese që ka të bëjë me pezullimin e funksionit. Masat shtrënguese kanë të bëjnë me lirinë e personit. Në rastin e funksioneve kushtetuese, që janë të përcaktuara nominativisht në Kushtetutë, ato nuk mund të zëvendësohen. Ky është argumenti ynë. Kompetencat janë të përcaktuara në Kushtetutë. Kur kemi të bëjmë me funksione të tilla, që nuk mund të delegohen, duhet të sigurojmë që shteti të vazhdojë të funksionojë. Për këtë arsye kërkuam një interpretim, dhe tani çështja i është drejtuar Parlamentit për rregullim”, tha Gogu.

hetimet ligjore ndryshimet pezullim toni gogu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.