Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Golemi dhe Durrësi rekord turistësh, i tërheqin çmimet dhe kushtet. Më dobët paraqitet Himara

09:01 / August 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ALTPREMIUM GOLM 201607 Trokit PREMIUM Hotel 20
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operatorët turistikë të bregdetit të Durrësit-Golemit janë të vetmit që nuk po ankohen për ecurinë e aktivitetet këtë sezon. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, thotë se nga vlerësimet e tyre për fundin e korrikut dhe fillimin e gushtit, bregdeti i Durrësit-Golemit është i vetmi që ka më shumë pushues në njësitë akomoduese në krahasim me vitin e kaluar. “Si kapacitet i shfrytëzimit të hoteleve dhe plazheve, përveç Durrësit, të tjerët janë më keq se vitin e kaluar”.

Për të bregdeti Durrës-Kavajë ka një zënie të kapaciteteve mbi 90%. Pas Durrësit, më mirë është Velipoja, me 90%. Bregdeti i Sarandës është mbi 70%; Bregdeti i Vlorës 75-80% Më dobët, sipas tij, këtë vit paraqitet bregdeti i Himarës, që ka një zënie të kapaciteteve prej 55-60%. Dobët rezulton dhe Shëngjini këtë vit, ku Kasa thotë se zënia e kapaciteteve është 70- 75%.

Modeli i ri i zhvillimit të turizmit në qytetin bregdetar të Durrësit, që në fakt ishte i pari që u godit nga betonizimi masiv, tashmë duket se e ka gjetur rrugën e suksesit. Vitet e fundit, ndërtimi i hoteleve me standard dhe kapacitete, që futën shërbimin të gjitha të përfshira (pas rritjes së kërkesës dhe parablerjeve nga agjencitë e huaja turistike), shndërrimi i pallateve të vijës së parë kryesisht në hotele apo apartamente të menaxhuara, çmimet konkurruese, hapësira bregdetare dhe shëtitorja, kanë sjellë vlerë të shtuar për zonën dhe kanë ndikuar në rritjen e punësimit.

Në kontrast, qeveria nuk ka arritur të mbështesë këtë zhvillim as me ndërtimin e një infrastrukturë minimale, që ende pas shumë vitesh nuk ka përfunduar. Deri në qershor, të dhënat e fundit të disponueshme të INSTAT-it, hyrjet e shtetasve të huaj ishin 16% më shumë për 6-mujorin se e njëjta periudhë e 2019-s dhe 40% më shumë vetëm në qershor. /Monitor/

bregdeti Durrës-Kavajë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Varg kilometrik trafiku në aksin Tiranë-Elbasan/ Rrethrrotullimi i Bradasheshit rëndohet nga automjetet

19:15 / August 7, 2026

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

16:41 / August 7, 2026

Kontrolle në vijën bregdetare, lirohen hapësira publike në plazhin e Spilles, dy të proceduar

13:56 / August 7, 2026

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.