Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Goli nga Manaj në Serbi, vijon ëndrra amerikane. Fitore historike e kuqezinjve

22:47 / October 11, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manajok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GOL në Serbi dhe kombëtarja kuqezi arriti një fitore historike në transfertë, duke mposhtur Serbinë 1–0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit, në një ndeshje të tensionuar dhe me shumë emocione, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Heroi i mbrëmjes ishte Rey Manaj, i cili në minutën e fundit të pjesë së parë shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pas një aksioni të gjatë në zonën e serbëve. Pas një topi të devijuar nga Ajeti, Manaj goditi fluturimthi duke dërguar topin në rrjetë.

Festimi me shqiponjën dykrenare i sulmuesit shkaktoi reagime në tribuna dhe i solli atij kartonin e verdhë, por emocionet në kampin kuqezi ishin të papërshkrueshme.

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi me kujdes avantazhin, ndërsa Strakosha ishte i sigurt në çdo ndërhyrje, duke ndalur disa tentativa të rrezikshme nga Vlahovic dhe Samardzic.

Trajneri Silvinjo menaxhoi me zgjuarsi ndeshjen, duke kryer disa zëvendësime: Hoxha, Daku dhe Bajrami u futën në lojë për të freskuar skuadrën dhe ruajtur ekuilibrin deri në fund.

manaj serbi Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.