Gomonia e tyre përson defekt në det dhe dy personat që ndodheshin në bord kanë lajmëruar menjëherë Rojën Bregdetare.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës kur gomonia “Stuhia” po lundronte brenda Gjirit kur pësoi defektin. Ata kanë dhënë alarmin dhe janë shpëtuar mbrëmë rreth orës 00.00 nga Roja Bregdetare.
Për fat të mirë të dy personave që ndodheshin në gomone, deti mbrëmë nuk ka qenë i trazuar.
Të shpëtuarit kanë deklaruar se nuk kanë ndjerë rrezik të madh në det, por mjeti me të cilin ata udhëtonin ka pësuar defekt. Ata janë përpjekur ta riparojnë. Kur nuk ia kanë dalë dot që ta riparojnë, kanë kërkuar ndihmë.