Përmes programeve të strehimit qeveria shqiptare po synon ofrimin e zgjidhjeve të përballueshme dhe cilësore për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë blerjen e një shtëpie me çmimet e tregut.
Programet aktuale për këtë qëllim janë programet e banesave me kosto të ulët dhe skemat e kredive të përballueshme hipotekare. Drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Entit Kombëtar të Banesave zhvilluan një takim në bashkinë e Dibrës për të diskutuar mbi strehimin social në këtë zonë.
Në Dibër është parashikuar ndërtimi i një objekti 6-katësh në të cilin do të strehohen 30 familje. ”Në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për ndërtimin e banesave sociale dhe atyre me kosto të ulët, diskutuam mbi programin që parashikon ndërtimin e një objekti 6-katësh, në të cilin do të strehohen rreth 30 familje të pastreha të bashkisë Dibër”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Ai bëri të ditur se procedurat pritet të përfundojnë shumë shpejt duke i hapur rrugë edhe ndërtimit të objektit të ri