Në Qendrën e Shërbimit të Transportit Rrugor Burrel po punohet me intensitet të lartë për të përfunduar punimet brenda afatit dhe me cilësi të lartë.
Poseduesit e mjeteve nga bashkitë Mat e Klos nuk do të udhëtojnë më drejt Peshkopisë për të kryer kontrollin periodik të makinave apo shërbime të tjera. Brenda një kohe të shpejtë ato do të kryhen në qytetin e Burrelit.
Në një postim Blendi Gonxhja shprehet se QSHTRR Mat po merr formë dita-ditës dhe se do t’u vihet në ndihmë 13 mijë drejtuesve të mjeteve, duke eleminuar mesatarisht 162 km vajtje-ardhje në Peshkopi.
Postimi:
Në punë, aty ku e lamë, rinisim një vit që do t’i bëjë bashkitë Burrel dhe Klos me një Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, e cila po merr formë dita-ditës!
Punimet ecin pa pushim, në objektin e ri, ndërtimin e kapanonit të QKT dhe oborrin funksional!
I vijmë në ndihmë mbi 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej mbi 6,000 mjetesh duke eliminuar me mesatarisht 162 km vajtje-ardhjet në Peshkopi.
Shërbime publike që përmirësojnë në mënyrë direkte jetën e qytetarëve!