Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gonxhja flet për PD-në: I pashë shumë pak në terren në zonën ku bëra fushatë. Duhet të reflektojnë

18:46 / May 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gonxhja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati më i votuar i PS-së në qarkun e Tiranës dhe në rank kombëtar, Blendi Gonxhja ka komentuar PD për mënyrën si u angazhua në zgjedhjet vendore të 11 majit. Për të opozita ishte e paorganizuar, me praninë minimale në terren dhe mungesë të qartë drejtimi politik. Ai theksoi në “News 24” se në zonat me problematika ku zhvilloi fushatën, nuk u ndje prezenca e PD-së dhe qytetarët nuk kishin një alternativë të besueshme opozitare.

Pjesë nga komenti

Në zonën ku kam qenë unë, politikanët e PD kanë kaluar 2-3 herë në këmbë, kanë bërë një takim me disa familje që janë prekur nga tërmeti, nuk u kuptua se kush nga ata është drejtues politik i zonës ku ndodhemi edhe ne. Nuk di se kush është drejtuesi politik në Tiranë nga PD, nuk di ende se kush është deputeti demokrat që mund të referohej për zonën. Nuk kam parë njerëz nga PD, në një zonë me shumë problematika. Për fat të keq të Shqipërisë, nuk kemi opozitë.

Vendi ka nevojë të eci shpejt përpara në rrugën drejt BE-së. Kishim një parti politike që ishte Marksi dhe Lenini, një tjetër që ngjan me Berlusconin, por arriti njëfarë rezultati, PD ishte e fragmentarizur. Nëse do isha një njeri që do votoja kundër qeverisë, nuk do të dija se për kë të votoj. Analizën për përçarjen duhet ta bëjë PD-ja. Besoj se në PD e kuptojnë problemin, por injorojnë opinionin publik në vazhdimësi.

PD është radikalizuar dhe ka një grup gjithmonë e më të vogël dhe e çon veten drejt humbjes. Më 2013, ne u përbashkuam dhe ky ishte çelësi i fitores sonë në vijimësi. Partia Demokratike duhet të njohë zgjedhjet. PD duhet të reflektojë. Populli ka votuar një platformë, për të hapur derën e integrimit në Bashkimin Europian.

gonxhja PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.