Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gonxhja me përfaqësues të Formula 1: Plotësim i standardeve maksimale në automotoparkun e Elbasanit

10:48 / February 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se qeveria do të kërkojë ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë për ngritjen e kapaciteteve menaxhuese për automotoparkun që po ndërtohet në Elbasan, ndërsa informoi se projekt-dizajni është në fazën përmbyllëse. Gonxhja zhvilloi një videokonferencë me përfaqësues të Formula 1 Group, DPSHTRR, kompanisë TTI-Wurz Design, dhe administruesve të Yas Marina Circuit (UAE).

“Zhvilluam një bisedim të hollësishëm rreth projektit të shumëpritur të Auto Moto Park (AMP), Elbasan, me fokus të veçantë plotësimin e standardeve maksimale të Gradës A për pistën dhe strukturat mbështetëse, infrastrukturën dhe kushtet më optimale për organizimin e aktiviteteve të nivelit më të lartë për vendin dhe tërë rajonin”, tha ministri.

Pas takimit me Presidentin e FIA në Tiranë, Mohammed Ben Sulayem, Gonxhja u shpreh se me të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë u theksua rëndësia e projektit për FIA dhe entuziazmi që po gjeneron ky investim në nivel komuniteti ndërkombëtar.

“I njohëm palët e interesuara me potencialet e AMP, me ecurinë e bashkërendimit ndërinstitucional, me mekanizmat dhe mundësitë për përfshirje në rol promotori siç edhe dëgjuam e pritëm sugjerime të dobishme për fazën përmbyllëse të detajimit të projekt-dizajnit. Synim i yni primar është edhe ndihma në ngritjen e kapacitetit administrues, procesi rregullator mbi komplekse të tilla multidimensionale e multifunksionale aktivitetesh automotive, motosporti si edhe fizibiliteti për një ndërmarrje e investim strategjik publik”, vijoi ministri.

Projeksioni ynë për realizimin e ambicieve tona brenda vitit 2027, theksoi ai, kërkon sinergji e angazhim të fortë, grupe pune paralele, koordinim e dedikim të jashtëzakonshëm, me besimin se kjo vepër do të sjellë në Shqipëri gara e evenimente elitë të motorsportit ndërkombëtar, vitalizim ekonomik, risi në programet edukuese mbi sigurinë rrugore, turizëm automotiv, socializim e eksperienca unike mes Muzeut RETRO Albania, zhvillim të talenteve të motorsportit, prestigj e krenari.

Blendi Gonxhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.