Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gonzato takim me Maznikun dhe Boçin: Reforma Territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

19:19 / February 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01771868713 silviogonzato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE në Shqipëri bën të ditur se Gonzato nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente.

Sipas Gonzatos, është thelbësore që reforma të sigurojë shërbime të përmirësuara për qytetarët dhe në përputhje me standardet europiane.

Po ashtu në postimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri thuhet se është me rëndësi që pushteti vendor të ketë financim të mjaftueshëm, në mënyrë që të sigurojë autonominë e nevojshme në vendimmarrje.

“Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komisionit Ad-Hoc të Reformës Territoriale dhe Administrative në Parlamentin e Shqipërisë.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të forta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë lokale. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që funksionet të përputhen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet lokale të kenë autonomi të vërtetë në vendimmarrje, të mbështetura nga kapacitetet e nevojshme. Mbetet thelbësore të sigurohet që reforma të ofrojë shërbime të përmirësuara për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane”, shkruhet në postimin e delegacionit të BE në Shqipëri në rrjetin social ‘X’.

Gonzato maznikun reforma Takim territoriale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.