Gjashtë shqiptarë nga Kosova dhe një nga Shqipëria janë arrestuar nga policia gjermane.
Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer më shumë se 20 vjedhje në qarkun e Ludwigsburg-ut dhe në atë të Rems-Murr në rajonin e Stuttgart.
Ata ishin vënë nën objektivin e autoriteteve që në muajin qershor.
Kryesisht kryenin grabitje në furra buke dhe dyqane me pakicë.
Të dyshuarit janë të moshës nga 20 deri në 37 vjeç.