Argjendaria e njohur në Paris ‘Piaget’ ka rënë pre e një grabitjeje. Autorët, dy burra dhe një grua arritën të merrnin nën kërcënimin e armës bizhuteri me vlerë 15 milionë euro.
Grabitja ndodhi teksa klientët ndodheshin brenda argjendarisë.
Piaget, prodhuesi zviceran i orëve luksoze dhe bizhuterive, u themelua në 1874 nga Georges Piaget. Orët e saj, si dhe sende të tjera luksi, kanë çmime që mund të arrijnë deri në disa dhjetëra mijëra euro.