Skena të frikshme shiheshin sot në qendër të Parisit teksa sulmues që mbanin haptazi automatikë në duar u larguan me bizhuteri nga një argjendari Chanel, ironikisht përballë ministrisë franceze të drejtësisë.
Katër grabitësit ishin regjistruar në kamera duke dalë të qetë nga argjendaria luksoze pasi kishin mbushur çantat e tyre me objektet e çmuara.
“Është një grabitje,” tha një dëshmitar i shtangur teksa xhironte skenat me celularin e tij.
Grabitësit mbanin kokore me xhama të ulur teksa grabitën dyqanin Chanel në sheshin e famshëm Place Vendome.
Braquage à main armée d'une boutique Chanel, près de la place Vendôme à Paris (police). Un témoin a pu filmer la scène ⤵️pic.twitter.com/OUPoI7TJ3M
— Boris Kharlamoff (@BorisKharlamoff) May 5, 2022
