Super grabitja e 10 milionë eurove në Rinas ka marrë vëmendjen e gjithë publikut shqiptar.
Ndërkaq u vra njëri nga grabitësit dhe sipas një fotografia që qëlloi në media ai ishte pa flokë ose tullac. E megjithatë mësohet se ajo ishte vetëm maskë pasi i vrari kishte flokë.
Supergrabitja ka ndodhur rreth orës 15:00 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet të jenë marrë rreth 10 milionë euro, edhe pse shuma mund të jetë më e madhe. Policia e vënë në ndjekje të autorëve, ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave, pasi ata kishin marrë paratë nga 4 makina blind të transportit të parave të 4 kompanisë të ndryshme private prej të cilave, “Nazeri 2000”, “Octapus”, ” dhe Anakonda”.