Filiali i një banke të nivelit të dytë në Prishtinë ka rënë pre e një grabitjeje. Në pranga ka rënë një person, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për mediat se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.
“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes”, deklaroi ajo.