Një kompani reklamash është grabitur gjatë natës në Kodër Kashar në Tiranë.
Sipas News 24, persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e firmës duke vjedhur kasafortën.
Nga verifikimet dyshohet të jenë marrë rreth 2 mln lekë të vjetra. Vjedhja është konstatuar nga punonjësit e firmës.
Policia ka sekuestruar kamerat e biznesit dhe të bizneseve në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
