Një firmë uji është grabitur gjatë natës në Zhamë të Lushnjes. Sipas burimeve zyrtare, kanë qenë dy persona të maskuar që pasi kërcënuan rojen, morën një sasi parash dhe u larguan.
Lushnjë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2021, rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk, dy persona ende të paidentifiliar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash të një firme uji.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve
