Një filial i Postës Shqiptare në Kamëz është grabitur.
Autori ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar. Deri më tani nuk dihet identiteti i tij.
Deri më tani dyshohet se ai ka marrë 100 mijë lekë dhe e ka kryer grabitjen me një pistoletë të vogël lodër. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Aktualisht janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.
“Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij“, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për ngjarjen.
