Ngjarja ka ndodhur pranë autosradës, një pasagjer pasi ka marrë një taksi, për të udhetuar në drejtim të veriut të vendit, në Fushë Mamurras, pasagjeri i ka kërkuar taksixhiut të devijonte drejtimin e rrugës, për në fshatin Fushë Mamurras.
Pasi ka udhëtuar pak metra, pasagjeri jo vetëm që nuk ka paguar udhëtimin, por i ka grabitur dhe një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra.
Drejtuesi i taksisë ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Kurbinit, ndërsa po punohet për të zbuluar dhe arrestuar autorin e kësaj grabitje.