Një nga të dyshuarit për bastisjen me armë në shtëpinë e yllit anglez Raheem Sterling ku u grabitën sende me vlerë 300 mijë paund, thuhet se fshihet në Shqipëri. Sipas medias ”The Sun”, ai është Henri Osmani, 44 vjeç dhe ka hyrë në vend më 18 korrik.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për këtë ngjarje dhe tha për The Sun: “Asnjë shqiptar i përfshirë në krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se vendi ynë është një vend i fshehtë”. Shqiptarët Alfred Isufi, 48 vjeç dhe Gerard Kalaja, 22 vjeç, janë në arrati jashtë vendit të tyre.
Grupi është i përfshirë në 33 bastisje në Surrey, Essex, Kent dhe Herts, që thuhet se kanë fituar 1 milion pauand.
