Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grabitja e 10 mln eurove/Ja si u paralajmërua dy vjet më parë dhe si u ça gardhi i Rinasit

20:49 / April 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitja hetimet frame 1042
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siguria e aeroportit të Rinasit ku pak ditë më parë u vodhën të paktën gjashtë milionë e gjysmë euro ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për institucionet që nga viti 2016. RTV ORA ka siguruar një dokument të drejtorisë së aviacionit civil mbi cënimin e gardhit rrethues të aeroportit në janar të vitit 2017.

Cënimi i sigurisë sipas dokumentit kishte të bënte me çarjen së gardhit rrethues nga i cili hynë grabitësit javën e kaluar.

Sipas dokumentit ngjarja ka ndodhur në datën 15 janar të atij viti kur nga kontrolli i ushtruar në aeroport janë konstatuar dëmtime të gardhit rrethues të pistës së avionëve dhe shkurre të larta deri në 1.5 metër në fund të aeroportit që pengonin fushëpamjen.

Në mënyrë të veçantë raporti evidenton dëmtimin e gardhit në zonën e kolektorit dhe të lapidarit ku siç ka pranuar edhe përfaqësuesja e koncesionarit, çarjet kanë qenë nga 1 deri në 1.5 metër.

Gjatë kontrollit është evidentuar faksi se njëra nga këto zona ku rrethimi i aeroportit ishte dëmtuar, nuk kishte mbulim nga sistemi i vëzhgimit me kamerat e sigurisë. Të pyetur në lidhje me këtë fakt, përfaqësuesit e aeroportit kanë thënë se në kohën kur ndodhi cënimi i objektit ishin duke punuar për përmirësimin e cilësisë së sistemit të kamerave dhe rritjen e tyre në numër.

Përfaqësuesit e aeroportit e kishin shpjeguar mungesën e pamjeve të kamerave për zonat ku gardhi rrethues ishte dëmtuar me faktin se ngjarja kishte ndodhur në ora 02.45 të mëngjesit në një kohë kur sistemi nuk ka pasur furnizim me energji ndërsa gjeneratori ishte jashtë funksionit.

Ndonëse nuk ishin prekur, objektet e rëndësishme në zonën ku gardhi ishte dëmtuar kishin të bënin me karburantin, kabllot dhe pajisje të tjera të aeroportit. Pas kontrollit që ka konstatuar mangësite një vëzhgim i dytë ka treguar se zona ku gardhi ishte çarë ishte zëvendësuar me copa të tjera ndërsa pjesa e gërmuar në nivelin e tokës ishte sheshuar. këto duket se kanë qenë masat e vetme që janë marrë për sigurimin e aeroportit pavarësisht shqetësimit të ngritur nga drejtoria e aviacionit civil.

grabitje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.