Ragip Hajdini, një prej grabitësit e avionit me para në Rinas, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ai njihet edhe si ‘Daja’, ndërsa prej 4 ditësh ishte i shtruar në spital.
Hajdini ishte personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e parave në Rinas më 9 prill 2019. Ai njihej me nofkën dhe si ‘Daja’ nga Kosova. Arrestimi i tij u bë më 26 prill te ‘Shkëmbi i Kavajës’ në një pronë të tijën.
Ai akuzohej si pjesë e grupit që bënë grabitjen në Rinas dhe për strehimin e kreut të bandës Admir Murataj para se të ekzekutohej pas grabitjes, pasi ishte në kërkim për grabitjet e tjera në Shqipëri dhe ato në Greqi.
