KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës. Bëhet me dije se nënë e bir janë dhunuar dhe grabitur nga persona të paidentifikuar. Siç raportohet grabitësit i kanë grabitur gruas stoli floriri dhe një sasi parash që kishte me vete.
Policia njofton se autorët kanë dhunuar gruan dhe djalin e saj të mitur, të cilët më pas janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.