Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Grammy Awards 2019/ Lizzo dhe Billie Eilish ‘blindojnë’ kategoritë e nominimeve

12:49 / November 22, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grammys 2019
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lizzo dhe Billie Eilish prijnë për nga kandidimet për Grammy Awards 2019.

Lizzo mori më shumë kandidime për Grammy, tetë gjithsej, kur kandidatët u njoftuan të mërkurën (20 nëntor), ndërsa Billie dhe reperi Lil Nas X i morën nga gjashtë nominime.

Billie, 17 vjeçe, gjithashtu hyri në histori si artistja më e re që fitoi nominime në të katër kategoritë më të mira të Akademisë së Regjistrimit – Album of the Year, Record of the Year, Song of the Year dhe Best New Artist.

auto 721715a3 6a9f 42e6 a381 ff0844ccb9f51574422036

Reperi dhe këngëtarja Lizzo do të garojnë kundër adoleshentes në të katër kategoritë, me mega hitin e saj Truth Hurts në kategoritë Record dhe Song of the Year, së bashku me Bad Guy të Billie.

Albumet e tyre përkatëse, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”, dhe “Cuz I Love You” garojnë për çmime për album përkrah “i, i” të Bon Iver, “Norman F**king Rockwell” nga Lana Del Rey, “Thank U, Next“, nga Ariana Grande, “I Used To Know Her” nga H.E.R., “7” nga Lil Nas X dhe “Father of the Bride” nga Vampire Weekend.

Lil Nas është kandiduar edhe për Best New Artist së bashku me Lizzo, Billie, Black Pumas, Maggie Rogers, Rosalía, Tank and the Bangas, dhe Yola.

Këngët e tjera të kandiduara për Record of the Year e përfshijnë atë të reperit të muzikës country Old Town Road, Hey Ma të Bon Iver, Talk nga Khalid, dhe Sunflower nga Post Malone dhe Swae Lee.

“Tool”, Chris Cornell dhe Tony Iommi janë gjithashtu mes artistëve të kandiduar.

Çmimet do të ndahen më 26 janar në Staples Center në Los Angeles.

“Tool” i kanë dy kandidime për albumin e tyre të shumëpritur “Fear Inoculum”, ndërsa “7empest” e ka një nominim për Best Metal Performance ndërsa kënga titullare e albumit garon për Best Rock Song. Puna e Iommi në “Astorolus – The Great Octopus” nga Candlemass njihet gjithashtu në kategorinë Best Metal Performance.

Një box set që e mbulon karrierën e këngëtarit të ndjerë të “Soundgarden”, Chris Cornell është kandiduar për Best Historical Package.

Në kategoritë e tjera, Best Music Film përfshihen dokumentari i David Crosby, Remember My Name, dhe seria katërpjesëshe e Showtime në lidhje me studion e Rick Rubin, Shangril-La, të cilët garojnë kundër njëri-tjetrit.

Boxi me 38 CD Woodstock: Back to the Garden – The Definitive 50th Anniversary Archive, gjithashtu, u kandidua për Best Boxed or Special Limited Edition Package dhe Best Historical Album.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zendaya dhe Tom Holland martohen për herë të dytë!

18:41 / August 7, 2026

Martesë në fshehtësi? Gigi Hadid dhe Bradley Cooper shfaqen me unaza dhe ndezin rrjetin

11:11 / August 6, 2026

Georgina Rodriguez u përgjigjet kritikave për trupin: “Vlera ime nuk varet nga pamja apo mendimet e të tjerëve”

14:31 / August 5, 2026

“Jo!”/George i turpëruar nga prindërit, William zbulon reagimin e djalit 13-vjeçar…

15:42 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.