Kuvendi i Shqipërisë të enjten pritet të ratifikojë një vendim shumë të rëndësishëm.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë, deklaroi se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojë Protokollin. Qeveria shqiptare sipas Ruçit tashmë e ka miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar.
“Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt. Pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri, të gjitha grupet politike në Kuvend kanë shprehur vullnetin politik pozitiv për ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, ka thënë kryeparlamentari Ruçi.