Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gramoz Ruçi flet për skenare: Djegia e madateve, kamikazllëk politik. Seanca plenare do anulohet

17:22 / February 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ruci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kuvendit , Gramoz Ruçi në një deklaratë për mediat tha sot se maxhoranca ka vendosur të anulojë seancën plenare të planifikuar për ditën e enjte.

Ruçi tha se protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar dëmtuan rëndë imazhin e Shqipërisë.

Ai tha se djegia e madateve do të ishte akt kamikaz, pra vetëvrasës për opozitën dhe i dëmshëm për integrimin e vendit.

 “Jemi të gjithë dëshmitarë të një momenti të acarimit politik që javët e fundit i ka kushtuar shumë vendit. Pamjet e dhunshme bënë xhiron e botës. Kush nuk na do të mirën si vend, fërkoi duart. Kush na ka mbështetur dhe na mbështet padyshim është ndjerë keq. Ndërsa kush ka bërë plane për të kaluar pushimet në verën që vijnë në Shqipëri janë stepur. Ato pamje nuk janë favorizuese as për investitorët as konsumatorët. Janë për tu përshëndetur qytetarët që treguan vetëpërmbajtje. Institucionet i mbrojtën, i falënderoj, kam falënderuar ministrin e Brendshëm sepse ka bërë diferencën e madh e mes protestës së javës së shkuar dhe asaj të disa viteve më parë që u kthye në tragjedi kombëtare.”, tha Ruçi.

Ruçi ka shkuar më tej duke thënë se skenari i djegies së mandateve është vetëvrasje politike.

“Pamjet e dhunës kanë një ndikim të dëmshëm për anëtarësimin në BE. Por që negociatat të vihen në pikëpyetje për rrethanat dhe qëndrimet brenda vendit kjo është e papranueshme. Më vjen keq që partneret ndërkombëtare janë detyruar të mbajnë qëndrime të forta. Si kryetari i Kuvendit dhe jo si deputet jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë situatë. Nuk do të doja kurrë realizimin e skenarit të paralajmëruar nga opozita sepse një opozitë që vetëvritet politikisht i bëjnë vendit një dëm të madh. Mesazhet e djeshme të SHBA dhe be më kanë lënë një shije të papëlqyeshme. Një veprim i tillë dëmton rëndë tërë mjedisin tonë dhe raportet e të tjerëve në këtë mjedis. Ky është një lloj kamikazllëku. Ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë. Prej pesë vite e gjysmë gëzon sot atë që maxhoranca kur ishte në opozitë e kërkojë e nuk e mori dot, kohën e barabartë të të folurit.”, tha ai.

djegia e mandateve Gramoz Ruçi Kamikazllek
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.