Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se janë mbytur babai me dy djemtë: A.Z rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç dhe kushëriri i tyre 20-vjeçari me inicialet M.Z.
Sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.
