Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gramsh, fëmijët me 10-a në shkollë: Na tallin shokët nga varfëria

22:49 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Femijet gramsh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhoma ku fëmijët jetojnë, flenë e mësojnë është plot lagështirë, pavarësisht skamjes ata nuk e fshehin të vetmen krenari kur thonë se në shkollë marrin dhjeta.

“Zakonisht në shkollë marr dhjeta, nuk kam mundësi të blej rroba, prindërit nuk kanë mundësi, është e vështirë, nuk kam ku fle, nuk e përballoj dot këtë situatë.

Në shkollë paragjykohem me të drejtë, pse ja veshur kështu më thonë, mos rri me ne, largohu. Ka njerëz që na paragjykojnë. Do doja ti ndryshoja të tëra, do doja të kisha një jetë më të bukur, do doja mos të ndjenim kështu mungesën e gjërave” -shprehet njëri nga fëmijët e familjes Kishta.

“Kur të rritëm dua të kem rroba, dua të kem  këpucë, gjëra të reja, nuk kemi blerë kurrë gjëra të reja. Dua të na plotësohen ëndrrat” shprehet një tjetër fëmijë.

“Shpresoj të na realizohen endrrat, dëshiroj të bëhem kirurge, por nuk do kem mundësi ta vazhdoj shkollën e lartë, nuk dua të jetoj kështu, por ne jemi në fshat,vetëm tokën mund të punojmë këtu” thotë vajza.

Sonila, e ëma e fëmijëve përpiqet nga mëngjesi në darkë por nuk ia del dot. Varfëria dhe mjerimi janë ulur këmbëkryq në këtë shtëpi.

“Vajza me vdiq rrugës, vuante nga penumonia, me vdiq rrugës për në spital. Për Vitin e Ri, nuk kisha çfarë t’u shtroja në tavolinë fëmijëve. Vetëm një kulac dhe një bidon me qumësht kisha për ta në tavolinë. Djali i vogël më thoshte, na bë një byrek. Mblodha ca hithra jashtë për të bërë byrek.

Nuk kam bukë për fëmijët, i nis pa bukë në shkollë. Me 60 mijë lekë të vjetra,  nuk arrij do ti ushqej. Fëmijët me flenë përtokë. I lutem Zotit të bëjë mrekulli tek fëmijët , këtë i kërkoj shqiptarëve që të më ndihmojnë vetëm fëmijët”- thotë Sonila, nëna e 4 fëmijëve.

femijet varferia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.